Mjedis

  1. Home
  2. Mjedis

Mbështetje për gratë në bujqësi, sukses për gjithë familjen!

Shoqata jonë e angazhuar për mbështetje dhe fuqizim të grave në bujqësi, ka si mision të ndihmojë gratë fermerë për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të siguruar burime financiare dhe për të krijuar mundësi për rritjen e biznesit bujqësor. Ne besojmë se fuqizimi i grave është kyç për përparimin e komunitetit dhe ekonomisë rurale, duke kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme për të gjitha familjet. Përmes trajnimeve, ndihmës teknike dhe mundësive të financimit, ne ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për gratë që dëshirojnë të rrisin aktivitetet bujqësore, të rrisin prodhimin dhe të ndihmojnë në krijimin e një komuniteti më të fuqishëm dhe të barabartë.

Projektet

  • Rritja e fuqisë së gruas së Kosovës në mjedis Reactor – Research in Action, Maqedonia e Veriut
  • Gruaja dhe mbrojtja e mjedisit përmes aktiviteteve bujqësore UNDP - ReLOaD 2
  • Gratë në zonat e mbrojtura në Kosovë WWF Adria
  • Vendosja e grave në qendër të zgjidhjeve të ndryshimeve klimatike Gender Budget Watchdog Network