Barazia gjinore

  1. Home
  2. Barazi gjinore

Fuqizimi i Grave për Barazi Gjinore

EcoKosWoman është një shoqatë joqeveritare e angazhuar për promovimin e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e mjedisit, me fokus në integrimin e grave në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit. Misioni ynë është të ofrojmë mundësi të barabarta për gratë në këto fusha, duke siguruar akses në trajnime, burime financiare dhe mundësi për të kontribuar në vendimmarrje. 

Ne besojmë se fuqizimi i grave dhe promovimi i barazisë gjinore janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që mbrojtja e mjedisit është çelësi për një të ardhme të shëndetshme. EcoKosWoman angazhohet për të krijuar mundësi që gratë të jenë pjesë aktive në përballimin e sfidave mjedisore dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Projektet

  • Menaxhimi i Higjienës Menstruale: jetë e paster per gra dhe vajza Rjeti i grave të Kosovës
  • Qasja e grave në pronë si e drejtë dhe fuqizimi i tyre ekonomik Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
  • Vitet janë vetëm numra Komuna e Prishtinës
  • Vitet janë vetëm numra II Komuna e Prishtinë
  • Kujdesi shëndetësor pjesë e domosdoshme e jetës Rjeti i grave të Kosovës
  • Trupi ynë nuk është tabu. Pikë. Ambasada franceze në Kosovë
  • Fuqizimi i grave të margjinalizuara: Qëndisja e një të ardhmeje më të ndritshme Ambasada e Australisë
  • Qasja në kujdes shëndetësor, investim në të ardhmen RRGK