Fuqizimi i ndryshimit së bashku

Bashkohuni me ne në një udhëtim kolektiv të  ndikimit ndërsa punojmë krah për krah, duke transformuar jetët dhe duke ushqyer shpresën.

  1. Home
  2. About
Çfarë bëjmë ne

Fuqizimi i Grave për një Të Ardhme të Barabartë dhe të Qëndrueshme

Misioni i EcoKosWoman është të fuqizojë gratë dhe të promovojë barazinë gjinore në sektorët e bujqësisë, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ne ofrojmë mundësi të barabarta për gratë në këto fusha, duke siguruar trajnime, burime financiare dhe mbështetje teknike, për t’i ndihmuar ato të kontribuojnë në përmirësimin e jetesës së tyre dhe të komunitetit, duke mbrojtur njëkohësisht mjedisin dhe promovuar praktika të qëndrueshme.

Vizioni i EcoKosWoman është të krijojmë një shoqëri ku gratë janë të barabarta në mundësi dhe pjesëmarrje, të fuqizuara për të udhëhequr në fushat e bujqësisë dhe mjedisit. Ne synojmë një të ardhme ku barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit janë të integruara në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe ekonomike, duke kontribuar në zhvillimin e një komuniteti të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë.

Partneritetet dhe anëtarësimet:

Për të arritur objektivat e saj dhe për të përmbushur vizionin e organizatës, EKW është e hapur për partneritete strategjike me partnerë të ndryshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Aktualisht, EKW është anëtare e mekanizmave të mëposhtëm:

  1. RrGK – Rrjeti i Grave të Kosovës,
  2. KEN – Rrjeti i Mjedisit të Kosovës
  3. Platforma Civikos
  4. Gender Budgeting Watchdog Network
  5. EQUAPRO (Coalition for Gender Equality in the EU Accession Process)
  6. Regional Platform for improvement of the economic and social status of rural women in the Western Balkans

Partnerët dhe donatorët

Parneret dhe donatorët tanë janë partnerët tanë të çmuar në rrugëtimin drejt fuqizimit të grave,

Pse të na zgjidhni ne

Bashkohuni me ne për iniciativa

Bashkohuni me ne për iniciativa me ndikim, programe gjithëpërfshirëse, zgjidhje të drejtuara nga komuniteti.

EcoKosWoman promovon praktika të qëndrueshme në bujqësi dhe menaxhimin e burimeve natyrore, duke siguruar që gratë të kenë akses në mjetet dhe trajnime për të implementuar metodat e qëndrueshme. Kjo ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe në rritjen e prodhimit bujqësor pa dëmtuar natyrën.

Ne ofrojmë mundësi për gratë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të krijojnë mundësi ekonomike. Përmes trajnimeve, mundësive për financim dhe mbështetje teknike, gratë mund të udhëhoqen në biznesin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit të tyre.

EcoKosWoman angazhohet për eliminimin e pabarazive gjinore në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit. Ne promovojmë mundësi të barabarta për gratë dhe mbështesim pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje, duke krijuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Merrni ndihmë

Kërkoni mbështetje ose bashkëpunim

Na kontaktoni për mbështetje, bashkëpunime ose për të mësuar më shumë rreth programeve tona.

Si mund të ju ndihmojmë?

Na tregoni se kush jeni dhe çfarë po kërkoni më poshtë dhe ne do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve.