🌾Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale 2025🌾

15 tetori, Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale, një ditë që nderon kontributin e jashtëzakonshëm të grave që me përkushtim e forcë kujdesen për tokën, rrisin kultura të ndryshme dhe sigurojnë ushqim për familjet dhe komunitetet tona 🌱👩‍🌾.

Në kuadër të kësaj dite, EcoKosWomen organizoi Panairin e Grave në Agrobiznes, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe We Effect Europe, në bashkëpunim me CNVP Foundation, UN Women Kosovo dhe FAO.

Panairi solli mbi 40 gra nga gjithë Kosova, të cilat ekspozuan produktet e tyre duke krijuar një mundësi për qytetarët që të mbështesin prodhueset lokale dhe të shijojnë produktet e tyre plot dashuri e cilësi 💚🥖🍯.

🤝 Le të vazhdojmë t’i mbështesim, t’i promovojmë dhe t’i vlerësojmë gratë që kultivojnë jetën në çdo cep të Kosovës 🌾💪💜.